Çështja "Beleri", problem afatgjatë besimi me Greqinë

Postuar në 16 Prill, 2024 00:15

Në një intervistë televizive kryeministri Edi Rama ka dhënë ndër të tjera këtë përgjigje sa i përket marrëdhënieve me Greqinë rreth çështjes “Beleri”:

PD, letër BE-së për mandatin e Xhaçkës: Po i jepet mbrojtje politike

Postuar në 15 Prill, 2024 16:21

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar një letër Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe Trupit Diplomatik në Tiranë lidhur me refuzimin e  mazhorancës për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Donkishotizëm në Beograd

Postuar në 15 Prill, 2024 15:55

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se Serbia ndodhet para një sfide që është miratimi në OKB i një rezolute për Srebrenincën.

Ne jemi njoftuar mbi qëndrimin zyrtar që ata do të lobojnë dhe luftojnë për atë rezolutë…Ne do t’i kundërvihemi më vendosmërisht nga sa ata mendojnë

citohet Vuçiç.

Mediat greke: Beleri, kandidat për eurodeputet

Postuar në 15 Prill, 2024 13:32

Fredi Beleri mund të jetë në listat e kandidatëve të Demokracisë së Re për zgjedhjet europiane. Mediat greke raportojnë se zyrtarizimi i kandidaturës së tij nga partia e kryeministrit grek, Mitsotakis, do të bëhet shumë shpejt.

Ndryshimi i klimës shton rastet e goditjeve në tru

Postuar në 14 Prill, 2024 22:52

Hulumtimet e reja kanë treguar se numri i vdekjeve dhe paaftësive fizike që pasojnë goditjet në tru ,të lidhura me temperaturat ekstreme, është rritur që nga viti 1990.

Gjetjet, të publikuara në revistën Neurology, nuk vërtetojnë plotësisht se ndryshimet klimatike po i shkaktojnë këto goditje, por është studimi i parë që shqyrton goditjet që i atribuohen temperaturave ekstreme në shkallë globale.

Tani problemi është Netanjahu

Postuar në 14 Prill, 2024 16:46

Sulmi Iranian mbi Izrael angazhoi një dispozitiv të madh armësh që përfshinin dronë dhe raketa. Megjithatë, me nisjen e sulmit erdhi edhe njoftimi ndërkombëtar se “sulmi kishte nisur” dhe se mjetet do të kërkonin rreth 6 orë të mbërrinin në objektiv. Me këtë rast Izraeli u përgatit dhe siç pritej asgjësoi pjesën më të madhe të mjeteve iraniane.

Blerja e Serbisë në Francë, 3 miliardë euro. FT: Kthesë e Beogradit në raportet me Moskën

Postuar në 14 Prill, 2024 16:31

Revista “The Financial Times” raporton se blerja nga Serbia e 12 avionëve “Rafale” në Francë ka kushtuar 3 miliardë euro. Po kështu raportohet se në takimin mes dy presidentëve, atij serb, Aleksander Vuçiç dhe atij francez, Emmanuel Macron, është biseduar roli i Serbisë në prodhimin europian të municioneve, ndërkohë që është njoftuar hapja e dyerve për Serbinë, por është kërkuar edhe njohja e pavarësisë së Kosovës.

Irani sulmon Izraelin me dronë

Postuar në 13 Prill, 2024 23:09

Ashtu siç pritej, Irani ka nisur një sulm ndaj Izraelit. Dhjetëra dronë janë lëshuar nga Irani, gjë që e detyroi Izraelin të mbyllë hapësirën ajrore gjatë orëve të natës.

Mediat izraelite flasin për 50-100 dronë të lëshuar nga Sulemania dhe Basra, të cilët pritet të mbërrijnë në destinacion rreth orës 6:30 të mëngjesit të së dielës.

“Kemi vetëm dy vite kohë për të shpëtuar planetin”

Postuar në 13 Prill, 2024 16:43

Eksperti kryesor i klimës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) thotë se njerëzimi ka dy vjet kohë për të zbutur efektet më të këqija të ngrohjes globale.

Sekretari Ekzekutiv i OKB-së i Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, Simon Stiell, e bëri këtë deklaratë në një event publik në Londër.

"Kush ka saktësisht dy vjet për të shpëtuar botënPërgjigja është çdo person në këtë planet", citohet ai. 

SMS e Maznikut për Veliajn: Shef, të kam parë në ëndërr te dritarja e Salës!

Postuar në 13 Prill, 2024 16:24

Pages

Subscribe to ResPublica RSS