Gjermania kthen kontrollet në kufi. Mitsotakis: Po i lihet topi vendeve kufitare
Vendimi i Berlinit për të rikthyer kontrollin kufitar u pa si një lëvizje e kancelarit Olaf Scholz për të minimizuar terrenin e fituar nga e djathta ekstreme në prag të zgjedhjeve të reja. Megjithatë rikthimi i kontrolleve në kushtet kur lëvizja zyrarisht është pa viza, përbën një problem. Kryeministri grek, Mitsotakis, ka dërguar me këtë rast një mesazh për palën gjermane, përmes të cilit ka vënë në dukje gabimin që përfaqëson një akt i tillë.
Lufta kundër terrorit që e ktheu botën më të pasigurtë se kurrë
Sulmi ndodhi në tokë amerikane, por ishte një sulm në zemër të botës së qytetëruar. Dhe bota është bërë bashkë për të luftuar një luftë të re dhe të ndryshme, të parën dhe ne shpresojmë të vetmen në shekullin e 21-të. Një luftë kundër të gjithë atyre që kërkojnë të eksportojnë terrorin dhe një luftë kundër atyre qeverive që mbështesin apo strehojnë terroristë
Hetimet e SPAK si lakmues për rolin e vërtetë të medias në këtë vend
SPAK bëri me dije se akuzat janë njoftuar të martën. “Sot kanë përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 189, i vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Jorgo Goro, të cilit i është komunikuar akuza për veprat penale: shpërdorimi i detyrës, kryer 2 herë në bashkëpunimin, dhe Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publike.
Koha për fëmijë me emrin Prezumim apo Prezumime
Një pabesi shqiptare/Mitsotakis mori aprovimin e Ramës për kandidimin tim në Himarë
Në një intervistë për gazetën “Kathimerini” Fredi Beleri, eurodeputet dhe ish-kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, thotë se për kandidimin e tij në zgjedhjet lokale në Shqipëri, Mitsotakis mori aprovimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Sjellje përherë e më e dhunshme nga të rinjtë imigrantë joeuropianë
Kryebashkiaku i Antverpit në Belgjikë, Bart De Wever, potencialisht kryeministër i Belgjikës, ka folur së fundmi për një “sjellje përherë e më huligane” nga të rinjtë imigrantë joeuropianë. I cilësuar si një “separatist flamand”, De Wever ka reaguar ashpër ndaj një sulmi ndaj një ambulance në qytet për të bërë xhiro.
Kryeministri armen njofton marrëveshjen e paqes me Azerbajxhanin dhe gatishmërinë për firmosje
Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një marrëveshje paqeje me 13 pika për të cilat Jerevani zyrtar ka kërkuar të firmosë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri armen, Nikol Pashinyan gjatë forumit "Dialogu i Jerevanit 2024".
13 nene dhe dhe parathënia e draft marrëveshjes janë dakordësuar tërësisht, 3 nene janë dakordësuar pjesërisht, ato konsistojnë në dy fjali literalisht. Ne propozojmë të firmosim nenet e dakordësuar sa më shpejt
ka thënë ai.
BE fiton betejën me Apple. Duhen paguar 13 miliardë euro taksa të prapambetura
Komisioni Evropian fitoi betejën gjyqësore me Apple, e cila do të duhet të paguajë faturën prej 13 miliardë euro taksa të prapambetura. Gjykata Europiane e Drejtësisë hodhi poshtë vendimin e një gjykate më të ulët, e cila kishte anuluar një vendim të Komisionit Europian që i konsideronte të paligjshme marrëveshjet tatimore mes Apple dhe Irlandës.
Kremlini: Kemi një plan për Kurskun. Ukraina ka humbur 11 240 trupa
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia ka një plan për të dëbuar trupat ukrainase nga rajoni i Kurskut.
Sigurisht që ushtria ka të gjitha planet e nevojshme por nuk mendoj se këto plane mund të diskutohen publikisht
ka thënë ai.
Vuçiç hyn në fushatën elektorale në Kosovë me pozën e serbomadhit
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka paralajmëruar masa serioze ndaj Kosovës në 72 orët e ardhshme. Ai ka njoftuar se këto masa vijnë si përgjigje e sjelljes së Prishtinës dhe pas takimeve me Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Chris Hill.