Foto nga Deçani
Një foto e shpërndarë sot nga profili i Manastirit të Deçanit, njofton për takimin e imamit Labinot Maliqi me abatin Sava.
Manastiri shton se Maliqi është një drejtues i një Qendre për Paqen dhe ka bërë shpesh thirrje për respektimin e të drejtave dhe shmangien e konflikteve me bazë fetare.
Fotoja mundet të shihet si një lloj politike që po ndiqet për uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, çka do të shënonte një arritje sado të vogël për mbarë rajonin.
Shpërbërja e arsimit shqiptar
Qëndresa Qytetare publikonte sot disa të dhëna për arsimin: 2890 nxënës kanë braktisur shkollën në dy vite, mungojnë 291 mësues, ka patur 2662 raste dhune në shkolla, pajisja me kompjutera shkon në raportin 1 kompjuter për 20 persona dhe në sistemin univeristar ka 20% më pak studentë.
Sido që ta analizosh këtë shfaqje shifrash, ajo të rezulton negative. Për arsimin shqiptar nuk mjafton më fjala “krizë” për të shpjeguar gjendjen ku ndodhet. Fjala më e përshtatshme është Shëpërbërje.
Spekullime se kriptografi Peter Todd është krijuesi i BitCoin
Një dokumentar i HBO arrin në përfundimin se krijuesi i BitCoin është kriptografi Peter Todd. Pas monedhës së parë elektronike është thënë deri tani se është Satoshi Nakamoto, një pseudonim ky për një apo disa individë që kanë ideuar dhe krijuar bazën e të dhënave blockchain.
Të mbjellësh kripë, jo farë!
Han Kang fiton Nobelin e Letërsisë
Shkrimtarja koreano-jugore Han Kang është shpallur fituese e Nobelit në Letërsi për 2024 ,"për prozën e saj intensive poetike që vë përballë traumën historike me brishtësinë e jetës njerëzore".
Video/Është shkruar se Jeruzalemi do zgjerohet në Damask
Një dokumentar i prodhuar nga televizioni Arte, evidenton përmes një episodi helmimin definitive të marrëdhënieve në Lindjen e Mesme. Aty shfaqet ish-ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, që deklaron se:
është shkruar se e ardhmja e Jeruzalemit do të zgjerohet drejt Damaskut
Uragani Milton prezantohet në SHBA
Uragani Milton mbërrin në Florida. Presidenti i SHBA, Joe Biden, iu drejtua me një mesazh banorëve të zonave të rrezikuara. "Dëgjoni autoritetet dhe nëse duhet të evakuoheni, bëjeni tani. Është çështje jete ose vdekjeje. Milton është stuhia e shekullit”, tha ai.
Pesticide dhe mbetje fekale në ujin mineral më të mirë në botë
Në malet pranë qytetit të Vergèze në Francën jugore buron një prej ujërave minerale më të njohura në botë: Perrier. E kthyer në simbol të elegancës franceze, Perrier është një markë miliarda dollarëshe, shishet jeshile në formë dardhe të së cilës gjenden në tavolinat e sallës së konferencave dhe në restorantet e nivelit të lartë nga Nju Jorku dhe Londra në Hong Kong. “Perrier” është ndër alternativat e spikatura ndaj pijeve të gazuara të mbushura me sheqer për konsumatorët urbanë të ndërgjegjshëm për shëndetin.
Video/Financoni Ukrainën dhe genocidin në Gaza dhe keni 1 vit që thoni bajga
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan Mathew Miller është vënë në një situatë jo fort të këndshme gjatë një konference për shtyp, teksa një ndër gazetarët e pranishëm i ka vënë në dukje se askush nuk ka një përgjigje se pse SHBA financon Ukrainën dhe genocidin në Gaza. Replikës se “jam për pyetje jo për fjalime”, gazetari i është përgigjur me fjalinë se:
Jemi të lodhur me bajgat që na thoni prej kaq kohësh
Në BE nuk ka konsensus për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, po pengohet nga disa vende anëtare, ndonëse është kuptuar se ai është strategjik për vetë unionin.
Ne kemi nevojë të përshpejtojmë pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, kjo është një çështje kyçe për Europënt- t’i integrojmë ata ekonomikisht, gjeopolitikisht dhe në fushën e sigurisë…por ka mungesë konsensusi për pranimin e tyre në BE
ka thënë ai.