Thyssenkrupp shkurton 11 mijë vende pune në Gjermani
Prodhuesi më i madh i çelikut në Gjermani, “Thyssenkrupp AG” njofton shkurtimin e 11 000 vendeve të punës deri në vitin 2030. Aktualisht me 27 000 të punësuar, emblema e çelikut europian është “dorëzuar” kështu përpara konkurencës aziatike dhe çmimeve të rritura të energjisë pas sanksioneve ndaj Rusisë.
Ka nevojë për masa urgjente për të përmirësuar prodhimin dhe për të punuar me efiçencë në mënyrë që të arrihen nivelet konkuruese të konkurencës
Drejt një marrëveshjeje armëpushimi me Hezbollah-un
CNN raporton se kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka aprovuar në parim një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun gjatë një konsultimi me zyrtarë izraelitë të sigurisë.
Tajani: Konferencë paqeje për Ukrainën me pjesëmarrjen e Rusisë dhe të SHBA
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka deklaruar në një intervistë për gazeën “Corriere della Sera” se Roma po punon ngushtë me SHBA për organizimin sa më shpejt të një konference paqeje për Ukrainën.
Ne duhet të sigurojmë që konferenca për paqen në Ukrainë të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen e Rusisë dhe SHBA. Ne kemi në plan të bashkëpunojmë me administratën Trump
citon agjencia ruse “TASS”, Tajanin.
Alan Dershowitz merr përsipër mbrojtjen e Netanyahu dhe Gallant
Një hebre po mendon të mbrojë nga akuzat për krime kundër njerëzimit drejtuesit e Izraelit. Ish-juristi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe ish-profesor në Harvard, Alan Dershowitz njofton se do të mbledhë një ekip avokatësh ndër më të njohurit në botë për të mbrojtur siç thotë ai kryeministrin izraelit Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant nga akuzat e rreme të Gjykatës Ndërkombëtare.
Pse nuk arrestohet një fajtor i vetëdeklaruar si Radoiçiç?
Goran Vesiç është në pranga. Ish-ministri i Ndërtimit është bërë kurban nga Aleksander Vuçiç që përballet me protesta të vazhdueshme për ngjarjen e Novi Sadit. Ngjarja të kujton sulmet me armë në Serbi në shkolla vitin e shkuar, që ilustron një klimë psikologjike që prodhon faturë politike.
Arrestohet ish-ministri serb i Ndërtimit Goran Vesiç
Qeveria serbe i ka hequr imunitetin ministrit të dorëhequr të Ndërtimit Goran Vesiç. Një ditë më parë Vesiç është arrestuar së bashku me 11 persona të tjerë në kuadër të hetimeve për tragjedinë e Novi Sadit ku vdiqën 15 njerëz.
Të jesh në Londër e të ndjekësh Edi Ramën!
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe janë mbledhur në “Queen Elizabeth Olympic Park” në Londër, një hapësirë e ndërtuar për Lojërat Olimpike të vitit 2012, ku është parashikuar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Salla ka një kapacitet prej mbi 4,500 vendesh dhe pritet të mbushet me flamuj kuq e zi nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Britani
Thiatro në Greqi. Kasselakis krijon "Ëndrrën greke", "Lëvizja për demokraci"
Lëvizja për Demorkaci! Kështu do të quhet partia e re e drejtuar nga Stefanos Kasselakis, në Greqi, pas largimit të tij prej Syriza-s. Në takimin e mbajtur ai ka folur “për parimet themeluese” si demokracia pjesëmarrëse, sipërmarrja, mobiliteti social, të gjitha të paketuara në “Ëndrrën greke”.
Ne bartim ADN-së e historisë së Greqisë
ka thënë ai.
Nuk mendoj se SHBA do të ndryshojë pozicionin ndaj Europës dhe Ballkanit
Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropën dhe Euroazinë në USAID, shprehet në një intervistë për Radio “Evropa e Lirë” se nuk duhet pritur ndyrshim në qasjen e SHBA ndaj partnerëve të vet në Europë dhe Ballkan.
Unë nuk parashikoj që Shtetet e Bashkuara do ta ndryshojnë pozicionin dhe punën e tyre ndaj të gjithë partnerëve tanë evropianë, e kjo vlen edhe për Kosovën
ka thënë ndër të tjera ajo.
Ukraina nuk është më luftë rajonale
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka deklaruar gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga fondacioni “Friedrich Ebert” se lufta në Ukrainë ka pushuar prej kohësh së qeni një luftë rajonale.
Rusia është zhvendosur e gjitha në ekonomi lufte dhe po prodhon armë dhe muncione në tre muaj aq sa prodhon Bashkimi Europian në një vit. Mbrojtja jonë është e brishtë
ka thënë ai.