Shkuljani dhëmbët!

Postuar në 29 Dhjetor, 2024 18:42

Të nderuar qytetarë, sot kur jemi në prag të Vitit të Ri, dua t’ju marr pak sekonda kohë për t’ju uruar të gjithëve nga zemra festa të gëzuara, suksese dhe mbarësi për ju, për familjen tuaj dhe për të gjithë të afërmit. Festat e fundvitit janë një kohë e jashtëzakonshme reflektimi, dashurie dhe bashkimi për të gjithë

Kështu nis ndër të tjera urimi i shtetasit Erjon Veliaj, shpërndarë sot në media dhe rrjete sociale.

Nuk ka qeveri tranzitore. Në Serbi po organizohet një revolucion

Postuar në 29 Dhjetor, 2024 16:27

Kryeministri i Serbisë, Milos Vuçeviç ka dekalruar se në vend ka një përpjekje për të organizuar një revolucion me ngjyra. Në një intervistë për Tv Pink, Vuçeviç ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë qeveri tranzitore për të zëvendësuar qeverinë e tij, që mund të lëvizet vetëm përmes zgjedhjeve.

Refuzimi i parë nga Rusia për plnet e Trump rreth Ukrainës

Postuar në 29 Dhjetor, 2024 16:17

Propozimet e deritanishme të Donald Trump për krizën në Ukrainë, duket se nuk japin një zgjidhje të përhershme dhe as priten mirë në Rusi. Në një intervistë për agjencinë “Tass”, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka komentuar propozimet e bëra nga ekipi i Trump duke theksuar refuzimin e parë rus.

Ne sigurisht që nuk jemi të kënaqur me propozimet e bëra nga përfaqësues të ekipit të presidentit të zgjedhur të SHBA për të shtyrë anëtarësimin e Ukrainës në NATO për 20 vjet dhe për dislokimin e një kontigjenti paqeruajtësish britanikë dhe europianë në Ukrainë

Filani që po u poftiset edhe fëmijëve tanë

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 19:21

Ka dhënë një intervistë kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, për “Zëri i Amerikës”. Mes komenteve të shumta që tashmë janë të mirënjohura, z. Rama ka paralajmëruar shqiptarët me një lajm të lumtur:

Turqit e "Baykar" blejnë kompaninë aeronautike italiane, "Piaggio"

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 18:04

Kompania turke, Baykar, e njohur më së shumti për prodhimin e dronit “Bayraktar” – TB2, ka blerë së fundmi kompaninë italiane të prodhimeve ajrore, “Piaggio Aereo”. Agjencia italiane, “ANSA”, raporton se PA ka qenë nën “administrim të jashtëzakonshëm” që nga viti 2018 dhe aktualisht kalon në pronësi turke, pasi ka marrë aprovimin e botës italiane të biznesit.

Rinisja e kompanisë është e siguruar

Shtete të tjera do të tërheqin njohjen e Kosovës

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 17:49

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka paralajmëruar se disa vende të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine do të tërheqin njohjen e Kosovës.

Rusia pranon përgjegjësinë për incidentin e avionit azer të rrëzuar në Kazakistan

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 15:45

Kremlini ka pranuar zyrtarisht përgjegjësinë për incidentin tragjik me një avion civil të linjës azere, AZAL. Agjencia e lajmeve “Tass” bën me dije se presidenti i vendit, Vladimir Putin, ka kërkuar ndjesë për incidentin tragjik, gjatë një telefonate me homologun e tij azer, Ilham Aliyev përmes të cilit ka përcjellë edhe “ngushëllimet më të sinqerta” familjeve për faktin se avioni u rrëzua dhe u godit në hapësirën ajrore ruse.

Mizat e Mutit si pakicë e zhurmshme

Postuar në 28 Dhjetor, 2024 11:44

 

Erjon Veliaj është thirrur në Prokurorinë e Posaçme. Ka dëshmuar për pesë orë. Pasi e shtyu disa herë lajmin e dalë se ai do të thirrej, shtetasi në fjalë ka bërë atë që i shkon më shumë: doli nga SPAK dhe e mbajti mbyllur buçen.

Ka llapur shumë dhe gjatë kjo qelbësirë e jetës publike. Shqipja e tij e nekrotizuar në fraza bajate i ka shërbyer vetëm pozave të pamundshme për një anatomi politike aq rakitike. Në fund, atë buçe e ka mbyllur e vërteta që ndryhet nëpër dosje penale, pavarësisht sa mirë apo saktë gjenerojnë akuza penale ato.

Vërshimi i mediokriteteve

Postuar në 27 Dhjetor, 2024 22:29

 

“Gjenitë“ po shpërthejnë aty ku nuk e pret askush, me dy palë mend në kokë. Kush vë në dyshim teoritë e tyre nacionaliste, ata e quajnë tradhtar, të paguar, të shitur dhe injorant. Në atë fjali përmblidhet e gjithë aftësia, specializimi dhe “gjenialiteti“ i tallava-shkencëtarëve.

Hapeni korridorin, ne do të furnizojmë me gaz Europën edhe përmes palëve të treta

Postuar në 27 Dhjetor, 2024 19:34

Në  një konferencë për shtyp pas takimit të Këshillit Suprem Ekonomik Euraziatik, presidenti i Rusisë, Vladmir Putin, ka bërë disa komente për ndërlikimet e krijuara për kalimin e gaziut rus drejt Europës pas vendimit të Ukrainës për të mbyllur aksin e tranzitit. Putin ka bërë të qartë se Rusia mirëpret përpjekjen e Sllovakisë për ndërmjetësim në krizën ukrainase, nisur nga edhe nga fakti se kryeministri Robert Fico, ka qenë së fundmi në Moskë ku ka folur për çështjet e energjisë që janë politizuar. Rreth këtij fakti, presidenti rus ka shprehur gatishmërinë për të vijuar furnizimin.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS