Edhe diplomatët dorëzojnë librezat e energjisë. Ministri Bushati urdhëron që debitorëve t’u mbahen lekët nga rroga

Postuar në 12 Nëntor, 2014 07:46

Pas punonjësve të Prefekturës së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme edhe diplomatët janë detyruar të dorëzojnë librezat e energjisë pranë institucionit të tyre.

Me urdhër të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati të gjithë punonjësit e kësaj ministrie kanë çuar për verifikim pranë departamentit të Financës librezat e pagesave të energjisë elektrike.

Diplomatëve u është thënë se të gjithë ata që rezultojnë debitorë, në llogarinë e pagës do t’u lihet vetëm një minimum jetik, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për shlyerjen e pagesave të prapambetura të energjisë.

Burime nga ky institucion thanë për ResPublica se asnjë punonjës nuk është lejuar të hyjë në ambjentet e ministrisë së Jashtme pa patur me vete librezën e dritave.

Ajo që mbetet e paqartë është se mbi çbazë ligjore apo rregulloreje titullari i këtij institucioni kërkon verifikimin e librezave familjare  të energjisë për punonjësit e Ministrisë së Jashtme si dhe mbi cilën praktikë atyre u ndërhyhet në llogarinë e pagës.

 

l.m

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.