Edhe diplomatët dorëzojnë librezat e energjisë. Ministri Bushati urdhëron që debitorëve t’u mbahen lekët nga rroga

Pas punonjësve të Prefekturës së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme edhe diplomatët janë detyruar të dorëzojnë librezat e energjisë pranë institucionit të tyre.
Me urdhër të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati të gjithë punonjësit e kësaj ministrie kanë çuar për verifikim pranë departamentit të Financës librezat e pagesave të energjisë elektrike.
Diplomatëve u është thënë se të gjithë ata që rezultojnë debitorë, në llogarinë e pagës do t’u lihet vetëm një minimum jetik, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për shlyerjen e pagesave të prapambetura të energjisë.
Burime nga ky institucion thanë për ResPublica se asnjë punonjës nuk është lejuar të hyjë në ambjentet e ministrisë së Jashtme pa patur me vete librezën e dritave.
Ajo që mbetet e paqartë është se mbi çbazë ligjore apo rregulloreje titullari i këtij institucioni kërkon verifikimin e librezave familjare të energjisë për punonjësit e Ministrisë së Jashtme si dhe mbi cilën praktikë atyre u ndërhyhet në llogarinë e pagës.
l.m
Comments
Bravo se ndryshe nuk vënë
<p>Bravo se ndryshe nuk vënë mënd</p>
Add new comment