Aksi Tiranë-Elbasan, “me kokë në torbë”. Rrëshqitja e dheut, një rrezik i vazhdueshëm

Postuar në 16 Dhjetor, 2014 15:40

Për shkak edhe të shirave të vazhdueshme, pas shembjes së masivit të dheut në segmentin rrugor Tiranë-Elbasan, rreziku në fshatin Ibë mbetet i lartë. Autoriteti Rrugor shqiptar, pas analizës nga një grup ekspertësh njofton popullatën se zona akoma konsiderohet me potencial shumë të lartë rrëshqitjeje. Në një njoftim të ARRSH-së theksohet se rruga do të mbetet e bllokuar dhe duke vënë në plan të parë sigurinë e jetës së 30 familjet e banorëve të zonës, ata do të vazhdojnë të jenë të evakuuar. “Familjet janë të siguruara me vendbanime, për një afat 1 mujor, ku kontraktori ka ofruar pagesën për qiranë e këtyre vendbanimeve”, theksohet në një njoftim. Po ashtu, thuhet se, duke filluar nga dita e nesërme, kompania kontraktore do të ndërhyjë për të filluar me ritme të shpejta heqjen e dherave, ndërsa do të ndalohet dhe qarkullimi i këmbësorëve pranë zonës së rrëshqitjes. Ndërkohë po vlerësohet mundësia për ofrimin e një rruge provizore. 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.