Kukan dhe Fleckeinstein në Tiranë më 19 dhjetor. Do përpiqen për ndërprerjen e bojkotit

Hyrja e opozitës në Parlament do të negociohet me ndihmën e dy europarlamentarëve, Eduard Kukan dhe raportuesi i ri për Shqipërinë, Knut Fleckeinstein. Kjo bëhet e ditur nga A1Report, që ciron burime diplomatike. Dy europarlamentarët në fjalë do të jenë në Tiranë më 19 dhjetor dhe do të përpiqen t’u mbushin mendjen palëve për të gjetur gjuhën e përbashkët. Është thuasje e njëjta rutinë e këtyre 24 viteve, që përsëritet papushim, edhe pse tanimë problemi për njerëzit është ekonomia dhe jo më këto zënka burrash shteti.
s.z
Add new comment