Politikanët në Shkup shprehen se shqiptarët e Maqedonisë janë më keq se para vitit 2001

Sipas “lajmpress” në emisionin “Rruga Drejt”, i cili transmetohet në televizionin “Alsat M”, në Maqedoni ishin të ftuar lideri i ri i RDK-së, Vesel Memedi dhe koordinatori i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Gjatë fjalës së tij Kasami theksoi se shqiptarët në Maqedoni, fatkeqësisht tashmë si në aspektin politik, edhe në atë ekonomik, kanë arritur deri aty, sa të jenë në një gjendje më të rëndë, se para vitit 2001. Ndërsa, Memedi tha se ai si kryetar i RDK-së, është duke punuar që të bëjë unifikimin e opozitës shqiptare në Maqedoni, këtu duke patur parasysh Lëvizjen për Reforma të Ziadin Selës, dhe Lëvizjen BESA.
l.v
Add new comment