Berisha: "Arvizu zgjodhi të largohet thjesht si mik i Edi Ramës"

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 09:02

“Një rast i humbur për Ambasadorin Arvizu”. Kështu e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha largimin e ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu. Me një postim në Facebook, Berisha ka thënë se Arvizu u largua si një mik i Edi Ramës dhe jo i popullit shqiptar. “Ambasadori Arvizu ishte mbrëmë në intervistë lamtumire para largimit nga Shqipëria. Ai kishte përzgjedhur për këtë intervistë, gazetarin më të preferuar të Edi Ramës, Sokol Balla. Mendoj se intervista e lamtumirës ishte një rast i mirë që ai të largohej si një mik i shqiptareve, atyre që qeverisin, atyre që nuk mbështesin ndonjë parti politike dhe atyre që janë në opozitë, pa të cilët demokracia nuk ekziston. Por ai zgjodhi, në rrafshin politik, të largohet thjesht si mik i Edi Ramës dhe mbështetësve te tij”, është shprehur mes të tjeras Sali Berisha.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.