Kompanitë e huaja largojnë fitimet nga Shqipëria. Adrian Civici dhe Zef Preçi: Ndikon kriza botërore dhe rritja e tatimit

Në një kronitë të përgatitur nga “Tv Klan” thuhet se nga muaji Janar deri në Shtator të 2014-ës kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri kanë transferuar jashtë vendit më shumë e 80 milion euro kapital, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë një trend të vazhdueshëm të këtij fenomeni në 9 muajt e këtij viti. Sipas “Tv Klan” për ekspertët e ekonomisë, Adrian Civici dhe Zef Preçi, kjo dukuri ndodh për disa arsye, që lidhen me krizën globale dhe kryesisht atë evropiane që i detyron kompanitë të investojnë në vendet e origjinës, por edhe si pasojë e rritjes nga ana e qeverisë për ngarkesën fiskale për kapitalin.
L.V
Add new comment