Haradinaj: Lufta kundër korrupsionit në Kosovë të fillojë nga klasa politike. Bisedimet me Serbinë të përqendrohen vetëm në njohjen e ndërsjellë

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 12:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se askush nga udhëheqësit politik dhe institucional nuk mund të shfajësohet për shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë. Madje shton se lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë nga klasa politike. Në intervistën dhënë korrespondentit të VOA në Prishtinë, Besim Abazi, ai tha se bisedimet Kosovë - Serbi tashmë duhet të përqendrohen vetëm në çështjen e njohjes së ndërsjellë dhe se partia e tij nuk do të ketë më rol të drejtpërdrejtë në këtë proces por do të kërkojë llogari nga koalicioni qeverisës, i cili, sipas tij nuk u përgjigjet nevojave të shtetit dhe shoqërisë së Kosovës.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.