Pas energjisë elektrike, në Elbasan nisi aksioni kombëtar per ndëshkimin e debitorëve të ujësjellësit.

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 13:30

Pas debitorëve të energjisë, radha për t’u ndëshkuar nga ligji u ka ardhur debitorëve të ujësjellësit. Aksioni kombëtar  për ndërprerjen e furnizimit me ujë të personave që nuk kanë paguar faturat e ujit ka nisur në Elbasan.

Sipas drejtorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Elbasan, Altin Cenolli në vijim të urdhërit të kryeministrit për të mos toleruar më vjedhjen e ujit, ka ardhur momenti që edhe për ujin si për çdo produkt e shërbim tjetër të paguhet dhe  të marrë fund koncepti i faljes, shmangies nga detyrimet, e më keq akoma vjedhjes.

Sipas tij, ata që kanë abuzuar me ujin do të ndëshkohen me burg, ndërsa sa i përket abonentëve me probleme sociale ai thekson se qeveria ka vendosur të shlyhet pagesa me këste. Drejtuesit e Ujësjellësit në Elbasan thonë se vlera e debisë vetëm në këtë qytet  arrin në 450 milion lekë të reja. Sipas Cenollit debitorë figurojne abonentët familjarë.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.