Fillimviti 2015 sjell ndryshime në llogaritje, unifikohet paga minimale; rritet 13% paga maksimale

“Monitor” shkruan se nga 1 janari 2015 do të ketë vetëm një pagë të unifikuar minimale, mbi të cilën do të llogaritet edhe paga maksimale, teksa do të hyjnë në fuqi ndryshimet e bëra pak muaj më parë në ligjin për sigurimet shoqërore. Kjo do të sjellë automatikisht një rritje të pagës minimale për të vetëpunësuarit, e cila aktualisht është 19,406 lekë, teksa ajo do të barazohet me pagën minimale në shkallë vendi (për të punësuarit dhe punëdhënësit), që është aktualisht 22 mijë lekë. Sipas “Monitor” nga ana tjetër do të rritet edhe paga maksimale, e cila do të llogaritet si pesëfishi i pagës minimale të unifikuar (pra 22 mijë lekë) dhe jo më si pesëfishi i pagës minimale për të vetëpunësuarit (19,406 lekë). Si rrjedhojë paga maksimale nga 1 janari do të jetë 110 mijë lekë, nga 97,030 lekë, që është aktualisht, pra një rritje prej 13.3%.
l.v
Add new comment