Lirohet nga detyra komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, pas 31 vitesh kontribut

Kolonel Dritan Demiraj, komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, është liruar nga ushtria pas 31 vitesh kontribut. Në një intervistë për gazetën "Panorama", kolonel Demiraj thotë: “Të enjten, rreth orës dhjetë, kam telefonuar pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe i kam pyetur rreth çështjes sime. Më kanë thënë që jam liruar përfundimisht nga ushtria, me motivacionin se “jeni larguar jashtë shtetit pa leje”. “Panorama” shkruan se ushtaraku në fjalë ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport, njihet udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle”, pedagog, autori shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor. Madje kolonel Dritan Demiraj, mban dhe dekoratën presidenciale “Nderi i Kombit” .
l.v
http://www.panorama.com.al/2014/12/20/ushtria-lirohet-komandanti-i-forcave-speciale/
Add new comment