Qeveria e re e Kosovës përballet me kërcënimin e parë. Sindikata e Arsimit: Pas 10 janarit në grevë nëse nuk rriten pagat

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 07:02

Gazeta “Express” shkruan se  Sindikata e Arsimit i ka dhënë ultimatum Qeverisë që deri më dhjetë janar të reflektojnë për ngritjen e pagave për 25% dhe zbatimin e kontratës kolektive, përndryshe do të hyjnë në grevë. Sipas “Express” kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se do të presin reflektimin e Qeverisë përndryshe e kanë mbështetjen e të gjitha degëve në Kosovë për të hyrë në një grevë të përgjithshme. Edhe kryetarët e sindikatave të komunave kryesore të Kosovës i kanë dhënë mbështetje të plotë kryesisë së SBASHK-ut, për kërkesat për rritje të 25% të pagave dhe zbatimin e kontratës kolektive.

 

l.v

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/ultimatumi-i-sbashkut-per-qeverine-prej-10-janarit-hyjme-ne-greve-nese-nuk-rriten-pagat-67940/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.