Avokati i Popullit flet për minoritetet: Nevojitet një kuadër ligjor që do t’u krijonte akses më të madh në arsim, shëndetësi e punësim

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 08:38

Në një kronikë të përgatitur nga “Top Channel” thuhet se Avokati i Popullit ka kërkuar që të hartohet një kuadër ligjor për të pasur një panoramë të qartë  të minoriteteve në vendin tonë, i cili më pas do t’u krijonte atyre akses më të madh në arsim, shëndetësi, punësim e të tjera.  “Top Channel”  raporton se në një raport të përgatitur nga ky institucion nga përgjigje të popullatës minoritare që jeton në Shqipëri rezulton se për ta ka një barazi formale krahasuar me pjesën tjetër të shoqërisë. “Përveç barazisë formale, nevojitet që në shumë drejtime të kemi edhe një barazi thelbësore të qytetarëve minoritarë me qytetarët e tjerë të popullsisë. Lind nevoja për të pasur një ligj kuadër për minoritetet. Mungon një ligj i tillë për të pasur një panoramë më të qartë se cilat janë minoritetet në Shqipëri, minoritetet etnike, minoritetet gjuhësore e të tjera. Do të ndihmonte shumë edhe në politikat e tjera të shtetit që kanë të bëjnë me arsimin, shëndetësinë, pjesëmarrjen e tyre në jetën politike, mësimin e gjuhës. Janë një sërë problematikash që një ligj i tillë do të duhet të trajtojë”, deklaroi Avokati i Popullit, Igli Totozani për “Top Channel”. Në rekomandimet e Avokatit të Popullit theksohet ratifikimi i Kartës Europiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare  dhe regjistrimin e tyre, marrjen e masave për zgjerimin e mundësive për edukimin dhe mësimin e gjuhëve minoritare, promovimin e identiteit dhe zhvilimin e kulturës së tyre.

 

l.v

 

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=289993#tab

Comments

Submitted by A (not verified) on

<p>Prit kur të dalim minorancë ne shqiptarët tani?!</p><p>Gjene mirë të paktën, kushedi, mbase fillojnë edhe na japin ndonjë të drejtë!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.