Kryeparlamentari Meta në Kosovë, thotë se nevojitet një hekurudhë Durrës-Prishtinë

Kryeparlamentari shqiptar Ilir Meta thekson nevojën e ndërtimit të një linje hekurudhore që lidh Shqipërinë me Kosovën. Linja Durrës-Prishtinë, sipas kryeparlamentarit, do të ulte koston e importit të mallrave për Kosovën. Deklaratën, kryeparlamentari e bëri ndërsa vizitoi një fabrikë mielli, në kuadër të vizitës së tij dyditore në Kosovë.
(lexo :http://www.rtklive.com/?id=2&r=14394)
Ndërtimi i një linje hekurudhore që lidh Shqipërinë me Kosovën është një ide e hershme dhe ka vite që diskutohet. Për këtë çështje është diskutuar edhe në maj të vitit 2014, në vizitën zyrtare që kryeministri shqiptar ka zhvilluar në Kazakistan. Gjatë kësaj vizite, kryeministrit shqiptar i është shprehur vullneti për ndërtimin e kësaj vepre nga biznesmenët e Kazakistanit.
n.k
Add new comment