Reagime të papritura ndaj mesazhit të ish-ambasadorit amerikan Arvizu pas vizitës në Spaç

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 08:56

Para disa ditësh, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvisu, ishte në Spaç, ku vizitoi burgun e njohur të kohës së komunizmit. “Mbeta si i mpirë”, shkruante ndër të tjera në “Facebook” Arvisu duke u përpjekur të riprodhojë emocionet para një simboli të represionit si burgu në fjalë. Duhet thënë se kjo vizitë e ambasadorit në ikje, ka simbolikën e vizitës së fundit në Shqipëri, që bashkë me deklaratën për Enver Hoxhën, sikur kërkon t’i japë vulë antikomuniste misionit të Arvizusë në këto vite qëndrimi në një vend që ende nuk i ka ndarë llogaritë me të kaluarën e vet. Mirëpo ky qëndrim nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e shqiptarëve dhe këtë mund ta verifikojmë në reagimet e tyre në një nga faqet më te lexuara të internetit shqip, atë të gazetës “Tema”. Jo vetëm kaq, por ka komentues që publikojnë emra, janë 26, të personave që sipas tyre punojnë në ambasadën amerikane në Tiranë dhe që thuhet se kanë qenë të lidhur me Sigurimin e Shtetit. Diçka që nuk mund të vërtetohet kjo, por që ka dalë si informacion edhe në dy libra të botuar dhe është ngritur si shqetësim edhe nga Geri Kokalari, në një letër të vetën të para disa viteve. Deri më tani, qoftë edhe ndaj letrës së Kokalarit nuk ka një sqarim të bërë publik, por është disi i papritur ky reagim ndaj antikomunizmit si mesazh i ish-ambasadorit amerikan. (Shkrimi me komentet këtu: http://www.gazetatema.net/web/2014/12/17/nje-vizite-ne-spac-...).
s.z

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Fakti qe shqiptaret nuk kane ndare hesapet me te shkuaren e tyre eshte problem per ata, po jo i Amerikes dhe i perfaqesuesve te saj. Amerika ish-komunistet i ka pranuar jo vetem ne ambasada po edhe si emigrant, por qendrimi qe kane per regjimin nuk ndryshon.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.