Komplot neofashist në Itali? Policia arreston 14 persona, po planifikonin një seri ekzekutimesh

Sot policia italiane njoftoi se ka arrestuar 14 neofashistë të dyshuar se kishin planifikuar të shënjestronin politikanë dhe gjyqtarë. Media flet për një plan për vrasjen e disa dhjetëra personave. Policia, gjatë një konference për shtyp shpjegoi se “dy vite hetime dhe përgjime telefonike treguan se grupi, i dalë nga organizata e ndaluar e ekstremit të djathtë ‘Ordine Nuovo’ (Urdhri i ri), kishte filluar të mblidhte armë dhe parashikonte të organizonte një sulm për Krishtlindje”. Sipas shumë mediave italiane që citojnë përgjegjësin e hetimit, Mario Parente, një polic ishte infiltruar në këtë grup, që synonte të sulmonte hekurudhat e “Equitalia”-s, agjencia e ngarkuar me mbledhjen e taksave.
Sipas gazetës “La Repubblica”, “ata synonin të vrisnin personazhe politikë, 10 ose 11 njëherësh. Të hidhnin në erë selinë e ‘Equitalia’-s në një moment kur të gjithë punonjësit të ishin të pranishëm, si dhe të sulmonin pika të policisë”. “Ordine Nuovo”, themeluar në vitin 1956 me shpresën për të risjellë fashizmin në vend, ishte akuzuar se ka qenë mbrapa shumë atentateve në fillim të viteve 1970.
a.k
Add new comment