Lamtumirë Joe Cocker! Unchain my heart...

Ka vdekur në moshën 70-vjeçare këngëtari i mirënjohur britanik, Joe Cocker. Mbetet e papublikuar sëmundja nga e cila Cocker ka ndërruar jetë. Ai është shumë i njohur për zërin e vet të veçantë dhe për sukseset e arritura me këngët cover të grupeve të ndryshme. Nisi karrierën në Sheffield në vitet ’60 dhe do të bëhej i famshëm pikërisht me versionin e tij të një kënge të grupit “Beatles”, “With a little help from my Friends”. Po kështu shumë të njohura janë edhe realizimet e këngëve si “Georgia in my mind”, “Unchain my heart”, "You are so beautiful", etj.. Shumë i veçantë është edhe realizimi prej Cocker i këngës “St. James Infirmary”. Agjenti i tij Barrie Marshall është shprehur se ai është padyshim zëri më i mirë i rock/soul që Britania ka nxjerrë ndonjëherë. s.z
Add new comment