Tre vjet burg për ish kreun e gjykatës Pukë. Akuza, korrupsion pasiv në bashkëpunim

Pas skandalit të zbuluar nga “Fiks fare”, është dënuar me 3 vjet burg ish-kryetari i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve…”, në bashkëpunim. Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës, hetimet e së cilës konkluduan se gjyqtari Lleshi, në bashkëpunim me prokurorin e rrethit të Pukës në atë kohë, si edhe disa zyrtarë të tjerë të gjykatës dhe sistemit të drejtësisë, kishin marrë shuma të konsiderueshme parash nga një shtetas, me qëllim zbutjen e masave të sigurisë për disa familjarë të cilët akuzoheshin për pjesëmarrje në një protestë të paligjshme në lagjen Nushaj, Pukë. Ajo protestë zhvillohej kundër ndërtimit të një sipërmarrje private, për të cilën protestuesit pretendonin se u prishte pronat e tyre.
a.k
Add new comment