PD mbledh Grupin Parlamentar. Raportuesi Fleckenstein: “Ditë e madhe për Shqipërinë”

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot në një mbledhje ku pritet të merret vendimi për hyrje në seancë. Akti është formal pas takimit të djeshëm që përfundoi me firmosjen e marrëveshjes. Ndërkohë raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, kq përshëndetur marrëveshjen, të cilën edhe e negocioi vetë. “Sapo mora mesazhin, se edhe Partia Demokratike ka nënshkruar rezolutën e përbashkët që do ta kthejë nesër në parlament. Një ditë e madhe për Shqipërinë! Faleminderit të gjithëve që mundësuan më të mirën. Përpjekjet e mia dhe të Eduard Kukan nuk ishin të pavlefshme. Gëzuar Krishtlindjet të gjithë miqve shqiptarë”, shkruan ai në “Facebook”.
s.z
Add new comment