Albin Kurti: “Situata në Kosovë është shpërthyese”

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 09:17

Kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i ka dhënë sot një intervistë “Radio Evropa e Lirë”, përmes së cilës skicon në vija të përgjithshme, atë që mund të quhet aksioni opozitar ndaj qeverisë së koalicionit PDK-LDK. Kurti thotë se në mjedisin parlamentar, opozita synon të mbledhë 40 deputetë, që sigurojnë të drejtën për komisione parlamentare, pa përjashtuar edhe seancat e jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, nuk do të mungojnë demonstratat. Madje për Albin Kurtin, situata në Kosovë është shpërthyese dhe se ajo tanimë ka nevojë për parimin organizues. “Paqja sociale gjithnjë e më e brishtë në Kosovë mbahet nga remitencat e mërgatës sonë. Dhe kjo gjendje shpërthyese natyrisht do të duhej të jetë e orientuar me koncept të qartë dhe me organizim të mirëfilltë. Të dyja këto i ka Lëvizja Vetëvendosje dhe unë mendoj që ata që duhet të frikësohen nga shpërthimi i situatës në Kosovës kurrsesi nuk janë qytetarët, por vetëm këta pushtetarë të korruptuar”, thotë ai.
http://koha.net/?id=27&l=38426
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.