Çështja e toponimeve u zgjidh. Emigrantët do t’i paguajnë edhe njëherë pasaportat e reja

Gazetarja Linda Karadaku, i ka marrë një intervistë kreut të Federatës së Shoqatave të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi, Edmond Guri. Intervista është bërë për emisionin “Ballkan magazine” dhe në të, Guri, ka përcjellë zhgënjimin e emigrantëve për hilenë e qeverisë shqiptare në realizimin e marrëveshjes për toponimet. “Emigrantët nuk janë përkrahur nga qeveria shqiptare prej 24 vitesh. Veç krizës ekonomike një problem shumë i madh janë toponimet, të cilën ne si federatë e kemi denoncuar forcërisht. Kemi shprehur zhgënjimin tonë se qeveria gjeti zgjidhjen me xhepin e emigrantëve. Gabimin e qeverisë paraardhëse ia ngarkoi xhepit të emigrantëve. Është e papranueshme, s’ka pse emigrantët të paguajnë për së dyti koston e pasaportave. Një pjesë e tyre e kanë paguar para disa muajsh pasaportën dhe pas marrëveshjes Shqipëri- Greqi ata duhet të ripaguajnë edhe një herë. Është e papranueshme”, ka thënë Guri. Pra qeveria me ministrin e Jashtëm në krye, doli patriotike dhe ja mblodhi këmbët në një këpucë grekut, kurse emigrantët, ata që e kanë në kurriz karagjozllëkun e qeveri e të Shqipërisë, do të paguajnë edhe njëherë të nderiturën pasaportë. Dhe nuk është rasti i vetëm. Para disa javësh në disa media u faneps një njoftim i Ministrisë së Brendshme që njoftonte qytetarët se pasaportat që ishin lëshuar në vitet 2009-2010, për shtetas që aspkohe kanë qenë nën 16-vjeç, kanë një gabim në afat. Pra nga 10-vjeçare që janë lëshuar, janë në fakt 5-vjeçare. Ministria e shtyn edhe me një vit afatin e tyre dhe pastaj pasaporta do bërë nga e para. Kuptohet qytetarët do të duhet të paguajnë edhe njëherë atë që Ministria e pranon si gabim. Të gjitha kosto shtesë, përmbi koston e madhe të pasigurisë që të jep posedimi i një pasaporte që është pronë e shtetit shqiptar.
http://www.oranews.tv/vendi/toponimet-guri-qeveria-gjeti-zgj...
s.z
Add new comment