Dimas refuzon të zgjidhet president i Greqisë me votat e Agimit të Artë

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 13:02

Kandidati i vetëm për president i Greqisë, Stavros Dimas, deklaroi sot se “në respekt të institucioneve demokratike”, nuk do të pranonte postin e kreut të shtetit,  nëse votohet edhe nga deputetët e partisë neo-naziste,  “Agimi i Artë”.

Komentet ai i bëri për mediat vendase, pasi po spekulohet se kjo forcë ekstremiste , 7 deputetë të së cilës ndodhen në paraburgim,  po merr në konsideratë mundësinë e votimit pro kandidaturës së Dimas.

Por disa eksponentë të lartë të Demokracisë së Re e kanë hedhur poshtë këtë skenar për seancën e fundit ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit më 29 dhjetor. Dimas mori 168 vota në raundin e dytë, ndërsa i nevojiten edhe 12 të tilla për t’u shpallur pasardhës i Karolos Papulias të hënën e ardhshme.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.