Krishtlindja/ Papa Françesku kritika të ashpra ndaj përfaqësuesve të lartë të Kishës

Postuar në 25 Dhjetor, 2014 00:14

Në vend të lëvdatave të Krishtlindjeve, bubullima: Papa Françesku ka kritikuar ashpër në fjalën e tij me rastin e Krishtlindjeve përfaqësuesit e lartë të Kishës. Për Papa Françeskun Krishtlindjet janë një festë e fjalëve të qarta. Fare hapur, pa formulime diplomatike dhe pjesërisht në mënyrë aspak miqësore ai vuri në dukje sëmundjet, prej të cilave lëngon Kuria, pra administrata e Kishës: etje për pushtet, thashetheme, vanitet. Të gjitha këto e madje më shumë Papa i thotë në adresë të bashkëpunëtorëve me funksione drejtuese: kardinalëve, ipeshkvijve dhe Monsignori. Papa Françesku ka vendosur në Vatikan një kulturë të re për dhuratat: kritikë për kardinalët dhe dhurata për të varfërit. Para Krishtlindjeve ai dha porosi të shpërndahen thasë gjumi për të pastrehët. Ky Papë pret nga Kisha e tij që ajo të japë, jo të marrë. Edhe kjo është një arsye, përse ai reagon në mënyrë aq alergjike ndaj vanitetit, etjes për luks dhe përpjekjeve për fitime në radhët e veta. Fryma e Krishtlindjeve është një tjetër, thekson Papa për punonjësit e Vatikanit.

 

l.v

 

http://www.dw.de/kritikat-e-ashpra-t%C3%AB-pap%C3%ABs/a-18149407

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.