Isa Mustafa: Arkës së shtetit do t’i shtoj një çerek miliard euro, por pagat nuk do rriten

Postuar në 25 Dhjetor, 2014 01:25

“Gazeta Express” shkruan sot se atë që nuk ka mundur ta bëjë Qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi gjatë një mandati, zotohet ta bëjë për vetëm një vit Isa Mustafa, kryeministër i ri. Në një intervistë të dhënë te “Kohës Ditore”, ai ka dhënë zotimin se kuletës së shtetit do t’ia shtojë në 2015-n një çerek miliardi euro. Qeveria Thaçi pati mundur të rriste të ardhurat gjatë një mandati vetëm për 194 milionë euro. Mustafa thotë se rritjen ambicioze të buxhetit mund ta bëjë përmes uljes së evazionit fiskal dhe përmes efikasitetit më të madh të administratës tatimore dhe asaj doganore. Megjithëkëtë, ka mohuar mundësinë që pagat të rriten, por ka thënë të ketë hapësirë për të implementuar pjesë të Kontratës Kolektive. Ai ka thënë se nuk do t’i bartë si barrë premtimet që i kishte bërë pararendësi i tij, Thaçi. Mustafa ka paralajmëruar mundësinë që Agjencia Kosovare e Privatizimit të mbyllet brenda dy vjetësh dhe se deri atëherë ky institucion të përmbyllë privatizimin e ndërmarrjeve të mbetura. Ai ka treguar vizionin e Qeverisë për PTK-në dhe “Trepçën”.

 

l.v

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/mustafa-pagat-nuk-i-rriti-qeveria-thaci-69068/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.