Pazari i ri PS-PD, si zhvillim kundër LSI-së. Zheji shkruan se po rikthehet bipartitizmi

Postuar në 25 Dhjetor, 2014 05:44

Tanimë është bindje se hyrja e opozitës në Kuvend është pasojë e një pazari mes PS-së dhe PD-së. Nga ato që ka 24 vjet që Shqipëria është mësuar të dhe të pranojë. Siç mund të merret me mend, paktet dypalëshe vënë në diskutim rolin e partive të tjera, që në rrethana të tjera luajnë rol kyç. Në një koment të vetin te “Mapo”, Artur Zheji shkruan se thyerja e bojkotit ishte fitore e Sali Berishës. “Momenti i Tretë, përfaqësuar sërish nga Doktori, që shfaqi, si edhe thamë më lart, këtë shkelje syri ndaj Ramës, në kërkim të një “marrëveshjeje”, me qëllim “heqjen qafe” të atyre partive që lëvizin numrat strategjikë në Kuvend, në këtë rast Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU e Shpëtim Idrizit, ndaj së cilës, Doktori derdhi, ose rrufe, ose sheqerka të helmatisura. Një inkurajim i qartë për Ramën pra, drejt rikthimit në një bipartitizëm, sipas parimit: Kush fiton, mbretëron për 4 vjet!”, shkruan Zheji që nuk e fsheh admirimin për akrobacitë e Doktorit. Duke hyrë sërish në kushtet e bipartitzmit, i fundit nga të cilët prodhoi një Kushtetutë të re dhe një falje nga kryeministri aktual. Po nëse do të besojmë tek analisti Zheji, do të duhet të pyesim: çfarë pritet të prodhojë ky pazar i ri, të cilin siç mund të vihet re nuk e denoncon askush, dhe sikurse duhet të pranojmë se diskrediton, edhe për më naivin, ato kredite mjerane morale që mund të kishin mbetur nga Rilindja.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.