713 milionë lekët e vjedhura në BSH mund të kenë dalë jashtë vendit. “VP” informon se disa prej të akuzuarve kanë bërë transferta

“Vizion Plus” raporton se prokuroria ka hapur një tjetër piatë lidhur me çështjen e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë. Konkretisht, mendohet se 713 milionë lekët e vjedhura të jenë transferuar jashtë vendit dhe kjo gjë është konstatuar pasi është zbuluar se disa prej të pandehurve kanë bërë transferta të mëdha. “Prokuroria kërkoi fillimisht nga shoqëritë e transferimit te parave nëse disa prej te akuzuarve kishin kryer transferta. Dhe nga kompanitë, erdhën përgjigje pozitive për disa prej tyre. Por që të jepen të dhëna të sakta duhet urdhër sekuestro nga prokuroria. E për këtë arsye, akuza ka dërguar këto urdhër- sekuestro, ndërsa ndodhet në pritje të përgjigjeve të plota për shumtat e transferuara si dhe për vendet ku janë bërë këto transferta”, informon “VP”, që shton se kjo është arsyeja pse njëra nga dosjet që përfshijnë këtë çështje nuk është mbyllur.
http://vizionplus.al/transfertat-e-dyshimta-te-parave-te-the...
s.z
Add new comment