Ali Ahmeti kërkon që për emrin e Maqedonisë të jenë dakord edhe shqiptarët

Postuar në 25 Dhjetor, 2014 09:41

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti tha në fjalimin e fundvitit se në negociatat për emrin e ri të Maqedonisë duhet të përfshihen edhe shqiptarët, pasi asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet pa dakordësinë e tyre.

“Ne mendojmë se komuniteti shqiptar,  jo vetëm që duhet të jetë i përfillshëm  por edhe i dakordueshëm sepse bëhet fjalë për simbol që na përfaqëson të gjithëve”-, është shprehur Ahmeti. Kreu i BDI-së ka folur edhe për anëtarësimin sa më shpejt të Maqedonisë në NATO, si e vetmja garanci për një integrim të qëndrueshëm të vendit, duke hequr paralele me ngjarjet e ndodhura në Ukrainë dhe rrezikun e një krize të ngjashme.

“Ballkani perëndimor  duhet të ecë shpejt drejt  anëtarësimit në NATO  dhe BE, sepse nuk është larg  Ukraina, ku prej fillimit të krizës ka mbi 5 mijë viktima”. Ahmeti sqaroi edhe pozicionin e tij në qeveri duke thënë se partneritetin me Gruevskin e kushtëzon vullneti I shumicës.

 

http://www.tetovasot.com/2014/12/ahmeti-ukraina-nuk-eshte-la...

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.