Fjalorët turqisht në çdo familje të Shkupit..! Ja si i përgjigjet deputeti kosovar kryeministrit turk

Postuar në 25 Dhjetor, 2014 10:15

Deklaratave të kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu në Shkup se Turqia është duke punuar për rilindjen e kulturës turke në disa vende të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Bosnja i është kundërpërgjigjur deputeti kosovar, Rrustem Mustafa,i cili në një postim në fejsbuk ka komentuar se pavarësisht ndihmës së Turqisë, shqiptarët janë të orientuar nga qytetërimi evropian.

“Ne (shqiptarët) po e rilindim kulturën tonë autoktone e cila është pjesë e qyetrimit evropian! Jemi mirënjohës për te gjithë ata që janë zemërgjerë për të na ndihmuar, por vetëm nëse ndihma e tyre nuk bie ndesh me synimin tone”-shkruan Mustafa.

Gjatë vizitës në Shkup kryeministri turk shprehu hapur ambicjen për rigjallërimin e gjuhës e kulturës turke, duke paralajmëruar hapa konkretë në këtë drejtim.

“Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit. Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri, të ketë një rilindje të kulturës sonë“, ka thënë Davutoglu.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.