Një (anti) kartolinë për qeverisjen në “Facebook”: “Faleminderit z. Kryeministër”

Kryeministri ka uruar Krishtlindjet me një kartolinë në profilin e vet në “Facebook”. Një urim për të cilin do të duhet të merrte mbrapa vetëm urime, sepse kështu e do festa. Mirëpo nuk kanë munguar kritikat. Është fund viti dhe çdokush po mendon për gjendjen ku ndodhet, për pritmëritë, zhgënjimet dhe të ardhmen e afërt. Po veçojmë një përgjigje që i vjen kryeministrit nga A.Sh. meqenëse aty renditen bruto pakënaqësitë ndaj masave të qeverisë.
(Teksti pa redaktuar). “Zoti Rama! Të uroj gëzuar dhe në të njëjtën kohë të falënderoj për disa gjëra. Faleminderit qe mbajte premtimin per rrogen e 13 te administrates shteterore madje duke theksuar se per tre vjet sdo kete rritje rroge pasi jane reformat,. Faliminderit qe e bere administraten te udhehequr nga tepelenasit, sepse ndryshe s’do quhej Rilindja e madhe. Faliminderit qe pensionisteve u dhe 200 mijë lekë shperblim dhe u nxive jeten me dritat duke i lene pa festa. Faliminderit që mendove per popullin dhe u rrite rrogat deputeteve se gjynah jane ata dhe s’kishte si te ndodhte ndryshe. Faliminderit qe heq 80 % te kamates kush paguan kesh kur vete e pohon sepopulli eshte i varfer. Faliminderit qe ben cte duash ti dhe populli te bindet duke te shpalle madje dhe hero. Faliminderit qe thua kemi rritje ekonomike kur shikon si pasurohen deputetet dhe ekonomia vetjake, te cilat pa dyshim me sjell ndermend Xhaxhin. Faliminderit qe na mesove se rregulli do burg dhe ai qe se provon burgun ska si te jete qytetar. Faliminderit se heq nga puna ata qe skan paguar dhe u kerkon me pas te paguajn madje dhe me kamate. Faliminderit qe do besh Shtet dhe do lesh emer neper shekuj si Kryeministri pare Shqipetar qe mbush Burgjet me shtetasit e vet. Dhe si perfundim faliminderit qe i bere Shqiptaret te shikojne perseri nga diktatura, mashtrimi, frika duke na mesuar se me fjalen Rilindje duhet te kuptojme skamjen e Migjenit qe fatkeqsisht seshte gjalle per te bere nje poezi per ty dhe dashurine e madhe qe ushqen per vendin tend”.
s.z
Comments
Idiotsira te nje njeriu qe i
<p>Idiotsira te nje njeriu qe i duket vetja i zgjuar. Apo qe e ka marre malli per Lazaratin dhe bingot e panumerta. I keq dhe i pazoti sa te duash eshte Rama dhe mund te kete edhe 100 mije te keqija te tjera. por megjithate eshte100 mije here me i mire se regjimi Doktor Mortjes.</p>
Add new comment