Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër i shqetësuar për rekrutimin e të rinjve shqiptarë nga ISIS

Postuar në 25 Dhjetor, 2014 14:12

Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër  ka reaguar pas  lajmit se vëlla e motër nga Winterthuri supozohet se u janë bashkëngjitur radhëve të organizatës terroriste të ISIS. Në një deklaratë mbi këtë çështje ata kanë kërkuar angazhimin e institucioneve shtëtërore për rikthimin e dy të rinjve shqiptarë dhe kanë shprehur distancimin nga organizatat dhe ideologjitë ekstremiste.

Ja deklarata e plotë:

“Bashkësia islame shqiptare me keqardhje merr lajmin për mashtrimin dhe rekrutimin e të rinjve të shtetit ku jetojmë nga ana e organizatave të këtilla ekstremiste. Pikërisht për këtë arsye, ne nuk duam dhe nuk mund të heshtim. Ne, në mënyrën më të ashpër e gjykojmë këtë akt dhe njëkohësisht distancohemi qartë nga ideologjitë e këtilla çnjerëzore. Ne i ftojmë si prindërit ashtu edhe mësuesit që në raste të dyshimit menjëherë t’u drejtohen personave kompetentë si dhe organeve shtetërore. Jemi të vetëdijshëm se lufta kundër ideologjive mizantropie dhe ithtarëve të tyre nuk mund dhe nuk guxon t’i delegohet vetëm shtetit. Kjo është detyrë e gjithë shoqërisë – secili duhet ta kryejë pjesën e vet të përgjegjësisë. Edhe ne e marrim me gjithë seriozitetin e duhur pjesën tonë të përgjegjësisë dhe zotohemi se edhe më tutje do ta kryejmë punën tonë preventive dhe sqaruese në mjediset ku veprojmë, siç kemi vepruar deri më tani. Në rast se ndeshemi me raste të dyshimta të këtij lloji, ne do t’i njoftojmë autoritetet e shtetit. Familjes së dy të miturve u dëshirojmë në këtë rast të rëndë e tragjik shumë durim e forcë. E lusim Zotin që ata të kthehen shëndosh e mirë te familja e tyre!”, përfundon deklarata e Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës.

http://www.tetovasot.com/2014/12/imamet-shqiptare-denojne-ashper-rekrutimin-e-te-rinjve-nga-is-i/

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.