10 vjet nga cunami në Indonezi. Përkujtohen 220 mijë viktimat

Qindra mijëra indonezianë u mblodhën në xhamitë dhe varret masive në provincën e Acehut për të përkujtuar 10-vjetorin e cunamit shkatërrimtar që goditi vendin më 26 dhjetor 2004 dhe që shkaktoi vdekjen e rreth 220 000 personave, përfshirë mijëra turistë të huaj. Mijëra banorë u falën në Xhaminë e Madhe të Baiturrahmanit, një nga të paktat që i shpëtoi cunamit të jashtëzakonshëm. Kjo ceremoni fetare u drejtua nga Ali Jaber, imami i xhamisë saudite të Medinas. Cunami i 10 viteve më parë u shkaktua nga një tërmet me magnitudë 9,3 ballë të shkallës Rihter, një nga më të fuqishmit në historinë e njerëzimit.
l.v
http://www.ata.gov.al/indonezi-perkujtohen-220-mije-viktimat-e-cunamit-te-2004-es-207650.html
Add new comment