Ndrea Prendi sërish në gjykatë. Prokuroria dërgon dosjen ndaj 2 ish-krerëve të Gardës së Republikës

Postuar në 26 Dhjetor, 2014 10:53

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish-komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe ish-zëvendësi i tij, Artan Hoxha. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, pasi i kanë dhënë pagesën një punonjëseje të Gardës, ndërkohë që ajo nuk ndodhej në asnjë ditë në punë. Sipas prokurorisë, nga auditimi për pagat e punonjësve të Gardës është konstatuar se shefja e sektorit te burimeve njerëzore, Shqipe Spahiu, është paguar gjatë kohës që nuk ka qenë prezent në Shqipëri. Konkretisht, sipas organit të akuzës, për vitin 2010 shtetasja Spahiu është paguar padrejtësisht për periudhën 01.01.2010 deri më datë 31.03.2010.Hetimi ka nisur pas një kontrolli të Ministrisë së Brendshme në Gardë.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.