Djali i Menduh Thaçit zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i partisë shqiptare në Maqedoni. Reformatorët bëjnë krahasime me Korenë e Veriut

Partia shqiptare në Maqedoni e drejtuar nga Menduh Thaçi është përfshirë nga debate të brendshme rreth asaj që mund të cilësohet si trashëgimi biologjike e pushtetit politik. Portale si “Zhurnal”, “In Laj” etj. publikojnë një qëndrim të Lëvizjes për reforma në PDSH, e udhëhequr nga kryetari aktual i Strugës Zijadin Sela, sipas së cilës, djali i Menduh Thaçit është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i partisë.
“Nuk bëhet fjalë për diktatorin korean, por për një model më bashkëkohor të diktatorit. Teza që për vite me radhë qarkullonte në opinion dhe brenda anëtarësisë së PDSH-së, tani më u bë realitet i hidhur. Menduh Thaçi ashtu si Kim Jong Uni zgjodhi pasardhësin e tij. Në Konferencën e Rinisë Demokratike Shqiptare, ai zgjodhi për Sekretar Gjeneral, djalin e tij, Pajtim Thaçi, ndërsa nipin Valon Arifi për Nënkryetar”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Reforma në PDSH.
Për më shumë: http://www.zhurnal.mk/content/?id=1412272132954
http://inlajm.com/menduh-thaci-si-kim-jong-il-cakton-pasardhesin-djalin-e-tij-pajtim-thaci/
n.k
Comments
E shqipëtarë nuk është eka
<p>E shqipëtarë nuk është eka pasurinë e tija dhe ngre dhe rëzon kë të dojë dhe duan të shkojnë drejtë Europës e kjo rugë të çonë vetëm drejtë Turqisë</p>
Add new comment