Moti i keq, gazeta “Express” në Kosovë fton lexuesit për bashkëpunim

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 07:24

Përkeqësimi i motit në rajon ka sjellë vështirësi të shumta për qarkullimin. Mediat po publikojnë foto e lajme të ndryshme nga aksidente që kanë ndodhur për shkak të reshjeve të borës apo shiut. Ndërkohë, gazeta “Express” në Kosovë ka menduar që të ndërmarrë një iniciativë që u vjen  në ndihmë atyre që janë në udhëtim apo që po planifikojnë të udhëtojnë.

Përmes një njoftimi të posacëm, gazeta i bën apel lexuesve që të bashkëpunojnë duke dërguar në adresën elektronike foto të rrugëve të bllokuara, të aksidenteve të ndryshme, në mënyrë që ato të publikohen. “Përmes publikimit të këtyre fotove dëshirojmë t'i njoftojmë qytetarët e vendit që cilat rrugë janë të kalueshme e cilat nuk janë”: shkruan gazeta.(http://www.gazetaexpress.com/lajme/njoftim-i-gazetes-express-69738/)

Gjithsesi, duhet evidentuar fakti se informacioni zyrtar për akset e kalueshme apo të pakalueshme është detyrë e autoriteteve përgjegjëse për transportin!

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.