Shtetet censurojnë Hollivudin! Pas “The Interview”, kritika dhe bllokime për “Exodus” dhe “Homeland”

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 09:01

Pas debatit ndërkombëtar që shkaktoi filmi “The Interview” janë edhe dy filma të tjerë, të dalë sëfundmi, që kanë përfshirë shtete të ndryshme në replika dhe që kanë sjellë edhe ndalimin e transmetimit të tyre. Ndërsa për filmin “The Interview” ishte Koreja e Veriut ajo që kishte kundërshti, tashmë është seriali “Homeland” që ka shkaktuar reagime kundërshtuese nga Pakistani. “The New York Post” shkruan se zyrtarët pakistanezë janë të irrituar pasi në sezonin e katërt të “Homeland” ky shtet portretizohet si jodemokratik dhe i lidhur me terrorizmin. (http://nypost.com/2014/12/27/pakistani-officials-furious-over-countrys-portrayal-in-homeland/)

Kritika nga ana e shteteve ka pasur edhe për filmin “Exodus”, i dalë edhe ky sëfundmi. BBC raporton se Egjipti dhe Maroku kanë ndaluar shfaqjen e filmit hollivudian me argumentin se ka “pasaktësi historike”.  Filmi me aktorin Christian Bale në rolin e Moisiut tregon historinë biblike të largimit të hebrenjve nga Egjipti. Por sipas këtyre shteteve, pasaktësitë qëndrojnë në faktin se në film tregohet se janë hebrenjtë ata që ndërtojnë piramidat dhe se një tërmet bën që të hapet Deti i Kuq. Në fakt, piramidat mendohet se janë ndërtuar rreth 1000 vite para historisë së eksodit dhe duke u bazuar në Bibël, Deti i Kuq u hap nga një mrekulli e Zotit e kryer përmes Moisiut e në këtë mënyrë hebrenjtë arritën t’i shpëtonin ushtrisë egjiptiane. (http://www.bbc.com/news/world-middle-east-30605059)

Më herët, shtëpia filmike “Sony Pictures” anuloi transmetimin e filmit “The Interview”, për shkak se rrjete të mëdha të kinemave vendosën që të mos e shfaqin për shkak të disa kërcënimeve. Filmi paraqet një komplot të imagjinuar të vrasjes së liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un. 

Duhet evidentuar fakti se janë të shumtë filmat ndër vite që kanë shkaktuar reagime negative nga ana e shteteve të ndryshme, që kanë zgjedhur edhe të bllokojnë transmetimin e tyre. Por deri më tani, precedentët dëshmojnë se efekti ka qenë i kundërt dhe  se ndikimi ka qenë pozitiv në rritjen e shikueshmërisë dhe të ardhurave.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.