Sozia e Hitlerit në Kosovë tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare. Gjinovci: Krenar që i ngjaj "Fyhrerit" dhe që, si ai, kam luftuar serbët

Një 49 vjeçar nga Kosova ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare. Ngjashmëria me Adolf Hitlerin e ka kthyer Emin Gjinovcin në një atraksion për turistët që vizitojnë Kosovën. E përditshmja italiane “Libero” shkruan se Gjinovci mban mustaqet tipike të Fyhrerit, flokët e ndarë me vizë dhe “Mein Kamf-in” nën sqetull.
Turistët paguajnë që të bëjnë foto me të, e sipas gazetës, tarifa arrin deri në 100 dollarë. Ai madje ka edhe 5 vajza, që i quan edhe si “vajzat e Hitlerit”. Gazeta evidenton se Gjinovci ka qenë luftëtar i UÇK. "Jam krenar që i ngjaj Fyhrerit, sepse si ai edhe unë kam luftuar serbët, armiqtë e mi” deklaron Gjinovci.
Artikulli i plotë: http://www.liberoquotidiano.it/neës/personaggi/11736879/Adolf-Hilter--in-Kosovo-il.html
n.k
Add new comment