Zyrtarisht 5 të vdekur nga tragjedia në Adriatik. Shqiptarët e evakuuar në një anije malteze

Fillimisht u fol vetëm për 1 vitkimë nga tragjedia në anijen Norman Atlantik, një shtetas grek nga Zyrihu që kishte kaluar disa ditë pushimi në Greqi dhe që po kthehej në Zvicër përmes Italisë. Por bilanci është thelluar gjatë paradites, kur në det të hapur janë gjetur edhe trupat e 4 pasagjerëve, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Lajmi u bë publik nga televizioni publik italian "Rai" dhe u konfirmua më vonë edhe nga kryeministri Renzi.
Ndërkaq Ministria e Jashtme shqiptare ka njoftuar se asnjë prej 22 shqiptarë që lundronin me anijen Norman Atlantik nuk është mes viktimave. 8 prej tyre janë në anijen malteze «ABY JEANNETTE», e cila ndodhet ende në zonën e operacionit për të dhënë ndihmën për pasagjerët e tjerë që po evakuohen.
Sipas informacioneve nga konsullata shqiptare në Bari, shtetasja Senada Kolekaj ndodhet në Spitalin "Copertino" të Leçes jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu mësohet se shtetasit shqiptarë Albert Mane dhe Alban Skëndaj kanë mbërritur në Portin e Barit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
l.m
Add new comment