Matteo Renzi në Tiranë, takim me kryeministrin shqiptar. Rama: “Ulet taksa për mallrat që hyjnë në Itali, njohje e pensioneve për shqiptarët”

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dalë në një konferencë për shtyp me homologun italian, Matteo Renzi, i cili viziton sot Tiranën. Ndër të tjera, kryeministri shqiptar, ka lajmëruar se është rënë dakord ulja e taksës për mallrat e autotransportit që hyjnë nga Shqipëria në Itali, mbetur në fuqi që nga vitet ’50, krahas dy vendeve të tjera, si Irani dhe Siria. Po kështu Rama ka theksuar se të dy palët kanë biseduar për njohjen e pensioneve, jo vetëm të shqiptarëve në Itali, por edhe të italianëve në Shqipëri, që janë rreth 20 mijë. Në fund, si lajm me jo pak rëndësi, është edhe kërkesa e palës shqiptare, që duket se ka gjetur mirëkuptim nga pala italiane, për mbajtjen hapur të katedrës së Albanologjisë në universitetin “La Sapienza”. Nga ana e vet, Renzi ka njoftuar për zhvillime diplomatike në të ardhmen, si një takim trepalësh Itali-Serbi-Shqipëri si dhe ka rikonfirmuar pikëpamjen italiane, sipas së cilës nuk mund të ketë stabilitet të BE-së, pa zgjerimin e tij.
s.z
Add new comment