Indonezi/ Kërkimet për avionin “Air Asia” po vijojnë nën ujë, nga një skuadër franceze. Katër prej viktimave janë identifikuar

Postuar në 02 Janar, 2015 08:49

Po vijojnë nën ujë kërkimet për avionin e “Air Asia”, i cili u zhduk në detin Xhava pranë Indonezisë të dielën që kaloi. Deri tani vetëm katër prej viktimave janë identifikuar. Një ekip i specializuar zhytësish po kërkon për trupat e pasagjerëve dhe mbetjet e mjetit fluturues. Një skuadër franceze po përdor një pajisje me sensorë akustikë për detektimin e avionit. Ata po shohin për lokalizimin e tij, si dhe të kutisë së zezë. Gjetja e kësaj të fundit, do të hedhë dritë edhe për shkaqet e rrëzimit. Avioni Airbus A320-200 po fluturonte nga Surabaja e Indonezisë, për në Singaport, me 162 njerëz në bord, në kohën kur u zhduk. Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur, teksa edhe shkaqet e përplasjes mbeten mister. Deri më tani janë gjetur kufomat e 22 personave, si dhe pjesë të ndryshme të avionit, pranë zonës ku mendohet se është rrëzuar.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.