Gazeta “Ethnos”: Shqiptarët, grupi i dytë më i madh i emigrantëve të paligjshëm në Greqi në 10 muajt e fundit të 2014

Statistikat e policisë greke për 10 muajt të fundit të 2014 tregojnë se shqiptarët përbëjnë grupimin e dytë më të madh të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Greqi. Duke iu referuar këtyre të dhënave Gazeta “Ethnos” heq një paralele me vitet 90’ kur nga hapja e kufijve pati një dyndje të shqiptarëve drejt shtetit fqinj.
“Relativisht i madh është numri i shtetasve shqiptarë që kanë emigruar ilegalisht drejt Greqisë duke mbetur grupi i dytë më i madh edhe në 10-mujorin e dytë të 2014”.
Teksa i referohet emigrantëve të paligjshëm, mes të cilëve dhe atyre shqiptarë “Ethnos” thotë se ekziston rreziku që ky fluks të sjellë edhe një lumë kërkesash për azil në Greqi. Gazeta shkruan për një fluks në rritje të emigrantëve nga Shqipëria, por edhe për trafikun alarmant klandestinëve nga Lindja që përmes Greqisë e Shqipërisë tentojnë të kalojnë drejt vendeve të Europës Qëndrore, kryesisht Hungarisë.
Për të forcuar kontrollin e kufijve me vendet fqinje dhe kryesisht me Shqipërinë, autoritetet greke kanë instaluar sisteme të avancuara të gjurmimit dhe identifikimit të emigrantëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin.
http://www.ethnos.gr/article.asp?catid=22768&subid=2&pubid=6...
l.m
Add new comment