N/drejtori i ISSH, Astrit Hado: Skema e re tenton të ulë deficitin e krijuar, duke mos i ulur përfitimet për personat që janë në pension

Postuar në 04 Janar, 2015 02:36

Instituti i Sigurimeve Shoqërorë (ISSH) është gati për të vënë në zbatim reformën e re të pensioneve. Nëndrejtori i ISSH, Astrit Hado shpjegon për “Monitor” se, tani janë në proces finalizimi një sërë rregulloresh, udhëzimesh dhe VKM që mbështesin zbatimin e plotë të saj. Ai shpjegon se, skema e re tenton të ulë deficitin e krijuar aktualisht, duke mos i ulur përfitimet për personat që janë në pension dhe ato që pensionojnë pas një 1 janarit 2015. Risitë themelore të reformës, sipas Hados, lidhen me forcimin e parimit kontributiv dhe me parandalimin e varfërisë ekstreme për ata që nuk plotësojnë kushtet për pagesën e pleqërisë duke i trajtuar me një pension social, ndryshe nga sa ndodh aktualisht. Hado thotë se, reforma e re parasheh një skemë unike, të njëjtë si për fshatin dhe qytetin. Në gjykimin e zyrtarit të ISSH, reforma realizon, dy objektiva madhorë që janë, rritja e qëndrueshmërisë financiare të skemës në periudhë afatgjatë duke ulur deficitin, si dhe në të njëjtën kohë dhënien e përfitimeve të mjaftueshëm dhe të qenësishëm për një jetë normale në moshën e tretë.

 

l.v

 

http://www.monitor.al/skema-e-re-e-pensioneve-te-gjitha-risite/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.