“Profecitë” e ekonomistëve botërorë për vitin 2015…

Postuar në 04 Janar, 2015 05:25

Një vit tjetër “purgatori”. Kështu e parashikojnë ekonomistët botërorë vitin 2015 nw aspektin ekonomik. Parashikimet e Alan Friedman për 2015 janë se SHBA-të do të kenë një rritje të konsiderueshme falë rënies së çmimit të karburanteve që ka nisur prej disa muajsh, ashtu sikurse edhe Azia që ka përpara një vit me zhvillim. Por kontinenti i vjetër, Europa është e destinuar të vijojë të jetojë edhe disa muaj në vendnumëro. Në 2015, shkruan Friedman te “Corriere della Sera”, njerëzit nuk duhet të perceptojnë një rimëkëmbje (edhe pse mund të shënohet ndonjë rritje e investimeve dhe konsumit). Niveli i papunësisë do të fillojë të ulet në mes ose ndoshta në fund të vitit por “do ta bëjë në një mënyrë aq të butë sa nuk do të vihet re”.

I të njëjtit mendim është edhe Nouriel Roubini, që është një prej ekonomistëve më me ndikim dhe që jep leksione në New York University. Edhe për të, në 2015 vetëm Amerika do të ketë një rritje që vlerësohet në rreth 3 për qind ndërsa për Europën parashikohet stanjacion. Sipas tij, ndikim në këtë situatë do të kenë zgjedhjet e pritshme në Greqi, Spanjë e Portugali si dhe presidencialet në Itali. Edhe Francesco Guerrera, kryeredaktor financiar i Wall Street Journal në New York është optimist për të ardhmen ekonomike të afërt në Amerikë, lidhur kjo me rënien e çmimit të naftës. Ndërsa për Europën nuk parashikohet ndonjë gjë e mirë, të paktën për vitin 2015…  

http://www.liberoquotidiano.it/news/politica/11738613/Friedman--Roubini--Guerrera-.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.