Ministri i Brendshëm bën bilancin e 2014-ës: “Janë sekuestruar 19 mln euro të botës së krimit. 10.4% më pak vrasje se në 2013-ën”

Postuar në 05 Janar, 2015 07:35

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka bërë një rezyme të punës dhe rezultateve në vitin 2014, të cilin e ka konsideruar si efektiv për forcat e policisë. Sipas Tahirit statistikat flasin në favor të angazhimit të policisë? “Duhet të ndjekim paranë për ta bërë krimin më të varfër. Gjatë 2014 policia ka sekuestruar 19 mln euro asete të botës së krimit. Shifra është e madhe, por jemi larg pasurisë reale të botës së krimit” nënvizoi ai. Rënie kanë njohur edhe treguesit e kriminalitetit. “Vrasjet janë ulur 10.4 % në krahasim me 2013. Janë kapur 19% më shumë persona në kërkim brenda e jashtë vendit. Janë sekuestruar 1261 armë zjarri. Janë kapur 90 % më shumë lëndë eksplozive dhe 86% më shumë granata”, tha ministri.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.