Fshat turistik “socialist” në Hudënisht? Akuzon PD, kundërpërgjigjet selia rozë: Fantazira, do ketë vetëm parqe e pemë

Postuar në 05 Janar, 2015 09:08

Çfarë “fshihet” pas prishjeve të ndërtimeve në vijën buzë ujit në Hudënisht të Pogradecit? Sipas Partisë Demokratike, shembjet në Hudënisht e më gjerë po bëhen me qëllimin për t’i hapur vend, ndërtimit të fshatit turistik të deputetit socialist Ilir Xhakolli. Deklaratën e ka bërë para mediave deputeti i PD-së Gjergji Papa, sipas të cilit një vendim për përdorim toke në sipërfaqe 4.5 ha për Xhakollin, është vetëm hapi i parë për një fshat turistik, duke prishur kështu 53 ndërtime të banorëve të zonës.

Nga ana e saj Partia Socialiste deklaroi se ndërtimet që po prishen në vijën liqenore të Pogradecit do të zëvendësohen me parqe dhe pemë dhe jo me fshatra turistikë. “Çmenduria e Partisë Demokratike nuk ka fund, – tha sot deputetja Blerina Gjylameti nga selia rozë. – E duket se viti i ri e ka zënë opozitën edhe më keq se 2014. Më shumë gënjeshtra, më shumë shpifje. Akuzojnë sot deputetin e Partisë Socialiste se gjoja do ndërtoka fshat turistik m’u aty ku po prishen ndërtimet e shpronësuara në vijën liqenore të Pogradecit, por e vërteta është se ndërtimet po prishen jo për të ndërtuar fshatra turistike, por për ta kthyer hapësirën publike tek qytetarët, për të mbjellë më shumë pemë, më shumë parqe”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.