Zbardhet dëshmia e Ervis Lulushit para prokurorëve. Donte t’i vriste të gjithë, por iu bllokua pistoleta

Postuar në 05 Janar, 2015 10:39

Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg Ervis Lulushin, autorin e krimit të  dyfishtë të premten e 2 Janarit në  zonën pranë Shkollës së Marinës, ku mbeti e vrarë 21-vjeçarja Paola Bisha dhe kushëriri  i saj Parid Veliaj 27-vjeç. Para prokurorëve 27-vjeçari ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe nuk ka shfaqur pendesë për krimin. Në  materialin e prokurorisë prezantuar gjykatës, citohet se gjatë marrjes ne pyetje per ngjarjen, Ervis Lulushi, është shprehur se ka qene bllokimi i pistoletës që ka shmangur viktima të tjera, pasi sipas tij qëllimi ishte të vriste të gjithë ata që ndodheshin në tavolinë me 21-vjeçaren. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg edhe për 26-vjeçarin  Henrik Merkaj, me detyrë oficer i Forcave të Armatosura në Repartin 1030 Poshnjë, Berat, i cili drejtonte automjetin që çoi autorin e vrasjes së dyfishtë në vendin ku ndodhi ngjarja.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.